GERIS sh.p.k me një fabrikë gjigande me teknologjinë më të fundit për prodhimin e letrës 100% celulozë. E para dhe më e avancuara në Shqipëri dhe rajon.
15
Makineri
prodhimi
600T
Kapacitet ne muaj
75
Puntore ne fabrike
75
Makina
Transporti
Fabrika me teknologji moderne
GERIS sh.p.k me një fabrikë gjigande me teknologjinë më të fundit për prodhimin e letrës 100% celulozë. E para dhe më e avancuara e këtij lloji në Shqipëri dhe rajon, e pozicionuar në km. 20 të Autostradës Tiranë-Durrës. Me një sipërfaqe prej 10,000 m², ku përfshihet fabrika e përpunimit, ndërtesa e administratës dhe qendra logjistike. Ky organizim mundëson operacione efikase dhe siguron koordinim të pandërprerë në proçeset tona.
Për të përmirësuar më tej operacionet dhe kualitetin e shërbimit, ne kemi një qendër shpërndarjeje të dedikuar, të pozicionuar në km. 2 të autostradës Tiranë-Durrës, me një sipërfaqe totale prej 5,500 m². Kjo qendër mundëson efikasitet maksimal në rrjetin tonë të shpërndarjes, duke na lejuar t'u shërbejmë klientëve tanë me cilësinë e merituar!
Krahas objekteve tona kryesore, kemi pozicionuar në mënyrë strategjike edhe qendra logjistike lokale në të gjithë Shqipërinë. Këto qendra na mundësojnë që të kujdesemi për kërkesat specifike të klientëve tanë në të gjithë rajonin.
Jemi pjesë e Natyrës
Tek GERIS, cilësia dhe përgjegjësia mjedisore është prioritet. Produktet tona të letrës janë bërë ekskluzivisht nga përmbajtje 100% celuloze të pastër. Ne tregojmë kujdes të shtuar gjatë proçesit të prodhimit për të shmangur përdorimin e substancave që mund të shkaktojnë acarim të lëkurës ose reaksione të tjera alergjike. Ky angazhim siguron që produktet tona të jenë miqësore për lëkurën dhe të përshtatshme për të gjithë.
Letra jonë higjienike nuk është vetëm 100% e tretshme në ujë, por edhe jashtëzakonisht e butë dhe absorbuese.
Ne e kuptojmë rëndësinë e rehatisë dhe funksionalitetit kur bëhet fjalë për gjërat thelbësore të përditshme. Ja pse letra jonë e kuzhinës është projektuar të jetë e qëndrueshme dhe ultra-përthithëse.
Certifikime
Për të ruajtur angazhimin tonë ndaj cilësisë, produktet GERIS prodhohen në përputhje me standardet moderne të prodhimit, duke përfshirë ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë, ISO 14001:2015 për Sistemin e Menaxhimit Mjedisor dhe ISO 45001:2018 për Sistemet e Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë. Këto çertifikata dëshmojnë përkushtimin tonë ndaj përsosmërisë në çdo etapë të operacioneve tona.
Jemi krenarë që jemi ndër të paktat kompani në rajonin e Ballkanit që kanë certifikimin e Këshillit të Administrimit të Pyjeve (FSC). Ky diferencim pasqyron angazhimin tonë ndaj përzgjedhjes së praktikave të qëndrueshme dhe burimeve të përgjegjshme të lëndëve të para.